LAJMI I FUNDIT:

Gjakova bëhet me qendër për të rinjtë të modelit amerikan

Gjakova bëhet me qendër për të rinjtë të modelit amerikan

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OJQ George Williams Youth Association in Kosovo, ku qëllim i këtij memorandumi është financimi në projektin “Qendra e edukimit jo-formal për rini” me lokacion në fshatin Pjetërshan në Komunën e Gjakovës.

Ky dokument parasheh investimin e MKRS-së në vlerë financiare prej 150 mijë euro për projektin “Qendra e edukimit jo-formal për rini” me lokacion në fshatin Pjetërshan në Komunën e Gjakovës, i cili do të realizohet në vitin 2018.


Investimi në këtë projekt ofron një platformë dhe infrastrukturë fizike me kushte shumë të mira për zhvillim të aktiviteteve për të rinjtë dhe rejat e Republikës së Kosovës përfshirë komunitetet pakicë, personat me aftësi të kufizuara, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet shtetërore.

Ministri Kujtim Gashi u shpreh se me nënshkrimin e memorandumit mundësohet krijimi i një hapësire të re për të rinjtë e Kosovës.

“Ndjehem shumë i lumtur që përmes nënshkrimit të sotëm, të rinjve të Kosovës do t’ua mundësojmë që të kenë një qendër të mrekullueshme që të trajnohen dhe edukohen në fusha të ndryshme. Bashkëpunimi me GWY-në e cila është përfaqësuese e YMCA-së në Kosovë është një rast i mirë, sepse do të realizojë aftësimin e mëtejmë të të rinjve, sidomos me përvojën amerikane për organizimin e rinisë”, ka thënë ndër të tjera ministri Gashi.

“Si ministër dhe MKRS-ja mbetemi të angazhuar maksimalisht që ta mbështesim grupin shoqëror më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të vendit tonë, rinisë. Vit pas viti, kemi rritur buxhetin për rininë, kemi përkrahur drejtpërdrejt të rinjtë përmes subvencionimit të projekteve të ndryshme në ndërmarrësi, në sigurinë njerëzore, në edukimin shëndetësor, në edukimin jo-formal. Kemi investuar dhe janë në plan të investohen edhe më tej, projekte kapitale duke ndërtuar qendra të rinisë nëpër lokacione të ndryshme anekënd Kosovës, siç është edhe memorandumi që nënshkruam sot”, tha ministri.

Ndërsa, udhëheqësja e OJQ “GWY”, Dorina Davies, e falënderoi ministrin për gatishmërinë e treguar për realizimin e projektit. “Qendra multifunksionale që do të ndërtohet është e para e këtij lloji në rajonin e Ballkanit dhe Kosova është me fat për këtë. Sot është një ditë historike për të rinjtë. Kjo qendër do t’i ketë 90 shtretër, salla për trajnime të ndryshme”, tha Davies, duke shtuar se edhe shkollat e Kosovës mund t’i dërgojnë fëmijët në këtë qendër, e cila përpos edukimit jo-formal ka për qëllim edhe nxjerrjen e talenteve të ndryshme në art dhe sport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori