LAJMI I FUNDIT:

Giuseppe Marotta flet për transferimin mjeshtëror të Edin Dzekos: Shitëm Lukakun për 115 milionë euro, morën sulmues të njëjtë pothuajse falas

Giuseppe Marotta flet për transferimin mjeshtëror të Edin Dzekos: Shitëm Lukakun për 115 milionë euro, morën sulmues të njëjtë pothuajse falas

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për transferimin e Edin Dzekos, i cili mbërriti te kampionët aktual si zëvendësues i Romelu Lukakut dhe doli të ishte një sukses i plotë.

Dzeko mbushi 35 vjeç në mars dhe shënoi vetëm shtatë gola në Serie A sezonin e kaluar për Romën, ndërsa shumë tifozë të Interit dyshuan se ai ishte një zëvendësues adekuat për belgun.

Tani, megjithatë, duket të jetë një tjetër lëvizje mjeshtërore nga Beppe Marotta, një drejtues i njohur për ndërtimin e një ekipi të fuqishëm si Juventusi me transferime të lira, punë që tani po e bën edhe te Interi.

“Lukaku u shit për 115 milionë euro, dhe ne e blemë Dzekon pothuajse për asgjë, dhe nuk ka ndonjë ndryshim të madh në fushë”, ka thënë Marotta për Corriere della Sera.

Kujtojmë që Dzeko këtë verë nënshkroi kontratë dyvjeçare me Interin për një tarifë të vogël, e cila në këtë rast do të realizohet me bonuse, ku një ndër të është nëse Interi e fiton Ligën e Kampionëve shkon në 1.8 milion euro.

Dzeko ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon me fanellën e Interit dhe ka shënuar 11 gola, duke dhuruar edhe tre asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori