Gisele Bündchen dhe Joaquim Valente janë martuar.

Modelja braziliane e modës dhe instruktori i xhiu-xhitsu-s kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni të mbajtur më 3 dhjetor në Surfside, Florida, sipas dokumenteve të martesës të shqyrtuara nga PEOPLE. Lajmi u raportua fillimisht nga Page Six.


Sipas TMZ, çifti është martuar në shtëpinë e tyre, në një ceremoni të vogël dhe private.

Bündchen, 45 vjeçe, dhe Valente kanë mirëpritur më herët një djalë në fillim të vitit 2025, sipas raportimeve. Një burim pranë Gisele konfirmoi shtatzëninë e saj për PEOPLE më 28 tetor 2024, duke thënë se çifti është “i lumtur për këtë kapitull të ri në jetën e tyre”.

“Gisele dhe Joaquim janë të lumtur për këtë kapitull të ri në jetën e tyre dhe mezi presin të krijojnë një ambient të qetë dhe plot dashuri për të gjithë familjen”, tha një burim për PEOPLE në atë kohë.

Fëmija i tyre — i cili është fëmija i tretë i modeles — i bashkohet djalit të saj Benjamin Rein, 15 vjeç, dhe vajzës Vivian Lake, 12 vjeçe, të cilët ajo i ka nga martesa e mëparshme me ish-bashkëshortin e saj, Tom Brady.

Bündchen ka nisur lidhjen me instruktorin e xhiu-xhitsu-s që nga qershori i vitit 2023. Çifti u pa për herë të parë së bashku në nëntor të vitit 2022, kur vizituan Provincën Puntarenas (një provincë e vendosur në bregdetin e Costa Rica-s), së bashku me dy fëmijët e saj.