Gigi Hadid feston ditëlindjen e vajzës Khai me fotografi të papara më parë

Gigi Hadid ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta për ditëlindjen e pestë të vajzës së saj, Khai Malik, të cilën e ka me ish-partnerin Zayn Malik.
Supermodelja 30-vjeçare publikoi në Instagram Stories një seri fotosh të papara më parë, ku shfaqej me të voglën në ambiente të ndryshme.
Në një nga imazhet prekëse, Gigi shfaqej pranë Khai-t në një stallë kuajsh, ndërsa i shkroi: “Vajza ime mbush 5 vjeç sot. Gëzuar ditëlindjen dashurisë dhe dhuratës sime më të madhe.” Vogëlushja ishte veshur në mënyrë të adhurueshme me çizme rozë kauboj dhe një xhaketë xhins, shkruan DailyMail.

Modelja ndau gjithashtu kujtime nga periudha e shtatzënisë, si dhe foto të përbashkëta të saj dhe Khai-t nga llogari fansash, gjithmonë pa e zbuluar fytyrën e vajzës.
Gigi dhe Zayn kanë qenë të kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë së saj, duke treguar vetëm momente të përzgjedhura.

Në një intervistë për Vogue, Gigi ka treguar se përpiqet të ruajë balancën mes ndarjes së kujtimeve dhe ruajtjes së privatësisë së vajzës: “Nuk mendoj se do të ishte e ndershme të mos postoja asgjë për Khai-n, por as nuk dua të privoj nga qetësia e saj”.
Modelja foli edhe për marrëdhënien bashkëprindërore me Zayn Malik, duke theksuar se ata planifikojnë me muaj oraret e kujdestarisë dhe e përkrahin njëri-tjetrin me respekt dhe mirëkuptim.
Dyshja ka qenë në një lidhje për gjashtë vjet, ndërsa që prej vitit 2023 Gigi është lidhur me aktorin Bradley Cooper. /Telegrafi/





























































