LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid dhe vajza e vogël Khai shfaqen me rroba banje që përputhen

Gigi Hadid dhe vajza e vogël Khai shfaqen me rroba banje që përputhen

Gigi Hadid nuk mund të ndalet së eksperimentuari me veshjet e vogëlushes së saj.

Të mërkurën, super modelja 26-vjeçare tregoi që foshnja Khai, vajza e saj me të dashurin Zayn Malik, mori rroba banje të veçantë me porosi nga marka e famshme Frankies Bikinis.


Nëna e re duket se mezi priste t’ia vishte kostumin, kështu duke shpërndarë dje (e enjte) foto të saj dhe vajzës 9-muajshe në Instagram me rrobat e banjës në ngjyrë të gjelbër.

Foto: Instagram

Në postimin e saj me titull “thith verën” – Hadid veshi pjesën e sipërme të markës, ndërsa e vogla e saj binjakëzua në bikini një pjesëshe me shirita të rrudhur në shpatulla.

Fotografia vetjake e Hadid u shoqërua nga një shkrepje me vajzën e saj Khai në pishinë ku i dhuron një puthje në faqen e saj, së bashku me një foto të tretë të foshnjës ulur në një peshqir plazhi me vija.

Foto: Instagram

Kujtojmë se Hadid e mirëpriti Khain në shtator të vitit 2020 dhe të dy ajo dhe Malik, kanë tatuazhe që përputhen me emrin e vajzës së tyre në arabisht. /Telegrafi/

Foto: Instagram