Ghetto Geasyn apo 2po2? Kë do e votonte Majk për kryetar të Prishtinës

Artisti i njohur shqiptar, Majk, ka dhënë së fundmi një përgjigje të sinqertë dhe me humor lidhur me zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.
Gjatë një interviste për Klan Kosovën, ai është pyetur se për kë do të shkonte vota e tij në rast se kandidat për kryetar të kryeqytetit do të ishin Ghetto Geasy dhe 2po2.
Majk u shpreh qartë se asnjëri prej tyre nuk është një opsion, pasi nuk jetojnë në Prishtinë.

“Geti jeton në Tiranë, 2po2 në Francë, kështu që asnjërin. Majkun do ta votoja, unë në Prishtinë jam edhe sot”, tha ai me humor.
Reperi ka bërë një reflektim për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe faktit që vota duhet të shkojë tek ata që mund të kontribuojnë realisht për komunitetin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
Për ndjekësit e tij, kjo ishte një mënyrë e lehtë dhe argëtuese për të reflektuar mbi zgjedhjet, ndërsa për qytetarët e Prishtinës një mesazh i qartë se vendimet e tilla kanë rëndësi dhe ndikim real në jetën e përditshme. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




























































