LAJMI I FUNDIT:

GGF dhe BKT për ngritjen e efiçiencës në energji dhe resurse për biznese dhe amvisëritë në Kosovë

GGF dhe BKT për ngritjen e efiçiencës në energji dhe resurse për biznese dhe amvisëritë në Kosovë
  • Instrumenti në përputhje me Basel-III i Kapitalit të klasës së dytë do të forcojë strukturën e kapitalit të bankës për të ofruar fonde për qëndrueshmërinë në energji dhe resurse në Kosovë.
  • Përveç mbështetjes financiare, Asistenca Teknike e GGF do t’i japë BKT-së edhe asistencë për të rritur kreditimin e gjelbër.

Luksemburg dhe Prishtinë, 01 shtator 2022 – Fondi për Energji të Gjelbërt (GGF) ka mbështetur partnerin e saj BKT Kosova me kredi të varur prej 7 milionë euro. Këto fonde do të forcojnë bazën e kapitalit të bankës me të cilën BKT do të rrisë kreditimin e saj për Energji dhe Resurse Efiçiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), individët dhe projektet e energjisë së ripërtërishme, në zonat urbane dhe gjysmë urbane të Kosovës.

Si një instrument në përputhje me Basel-III i Kapitalit të klasës së dytë, kjo mbështetje synon të forcojë kapacitetet e bankës në zgjerimin e financimit të gjelbër e të qëndrueshëm afatgjatë. Investimi pritet të kontribuojë në reduktimin e emetimeve të CO2me 4,800 tonë në vit dhe 21,800 MWh kursime vjetore të energjisë primare1. Kjo është e barabartë me shmangien e emetimeve të gazrave serrë nga mbi 1,000 automjete të pasagjerëve me benzinë për një vit.

Për të plotësuar këtë mbështetje, BKT Kosova do të përfitojë edhe asistencë teknike në përputhje me nismën e fondit “Deep Greening” i cili synon të ndërtojë qëndrueshmëri në operacionet kryesore të bankës, të përmirësojë sistemin e menaxhimit mjedisor dhe social, si dhe të forcojë kapacitetet e huadhënies së gjelbër.

Kryetari i GGF, Christopher Knowles tha: “Ne jemi shumë të lumtur që po vazhdojmë partneritetin tonë me BKT Kosovën dhe besojmë se kjo mbështetje e re, përveç asistencës teknike që do të ofrohet, do të rrisë kapitalin e bankës për të zgjeruar tutje financimin për masat në efiçiencë të energjisë dhe resurseve në të gjithë vendin.”

Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosovës me këtë rast tha: “Ne besojmë se partneriteti ynë do të vazhdojë të jetë një bashkëpunim afatgjatë që do të ndikojë fuqishëm në përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe resurseve, dhe në mbrojtjen e mjedisit. Nëpërmjet qasjes sonë inovative, ne do të mbetemi të përkushtuar që të ofrojmë zgjidhje miqësore për mjedisin dhe shoqërinë.”


1 Këto shifra bazohen në vlerësimin ku 50% e të ardhurave do të jepen me hua për investimet me pakicë të EE dhe 50% për fokus më të zgjeruar në investimet e NVM-ve dhe të korporatave për EE dhe RE.


Rreth GGF

Fondi për Energji të Gjelbër investon në masat që ndikojnë në uljen e përdorimit të energjisë dhe emetimin e CO2, gjithashtu për të përmirësuar efiçiencën e resurseve në 19 tregje në të gjithë Evropën Juglindore, Kaukaz, Ukrainë, Moldavi, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Fondi siguron financime të drejtpërdrejta për projektet e energjisë së ripërtërishme për: korporatat dhe komunat, ose në mënyrë indirekte nëpërmjet institucioneve të përzgjedhura financiare. Mbështetja dhe Asistenca Teknike e GGF maksimizon ndikimin e investimit të fondit përmes mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve në institucionet financiare dhe partnerët vendas.

GGF u iniciua si një partneritet publiko-privat në dhjetor të vitit 2009 nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe Banka Evropiane e Investimeve, me mbështetje financiare nga Komisioni Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Banka Austriake për Zhvillim (OeEB). Baza në rritje e investitorëve të fondit përfshin agjenci donatore, institucione financiare ndërkombëtare dhe investitorë privat institucional, duke përfshirë Korporatën Financiare Ndërkombëtare, Bankën Holandeze të Zhvillimit FMO dhe bankën etike gjermane GLS. GGF këshillohet nga Finance in Motion GmbH. MACS Energy & Water GmbH, Frankfurt am Main vepron si këshilltar teknik.

Për më shumë, shihni www.ggf.lu dhe na ndiqni në Twitter @GreenGrowthFund

Rreth BKT Kosova

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkurruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

Për më shumë: www.bkt-ks.com

Kontakti i GGF

Merle Römer

Menaxher për Marketing & Komunikim

Tel: +49 (0)69 271 035-171

Email: press@ggf.lu

Kontakti BKT Kosovo

Muharrem Inan

Drejtues i Grupit të Thesarit, Institucioneve Financiare dhe Bankingut Privat

Email: minan@bkt.com.al

Tel: +383 38 22 36 36 385

Artikull i sponzorizuar