LAJMI I FUNDIT:

Gëzim Avdija, pronari i Euroair Direct mirëpret në zyre Robin Krasniqin

Gëzim Avdija, pronari i Euroair Direct mirëpret në zyre Robin Krasniqin

Euroair Direct, kompania lider në industrinë e fluturimeve në Kosovë, u befasua nga vizita e një personaliteti të shquar ndërkombëtar. Sot, kompaninë e tyre e vizitoi kampioni i boksit dhe një nga figurat kryesore të sportit ndërkombëtar, Robin Krasniqi.

Robin Krasniqi u prit nga përfaqësuesi dhe një nga themeluesit e Euroair Direct, Gëzim Avdia. Në takimin e tyre, Avdia e njoftoi detajisht Krasniqin me funksionimin dhe mënyrën e operimit të kësaj kompanie të revolucionit në Kosovë.

Krasniqi, që gjithmonë ka qenë i lidhur me vendin e tij të lindjes dhe i interesuar për zhvillimin ekonomik të Kosovës, u impresionua thellësisht nga arritjet dhe vizioni i Euroair Direct.

Euroair Direct ka arritur të krijoj një reputacion të mirë në industrinë e fluturimeve në Kosovë duke bashkëpunuar edhe me kompaninë prestigjioze Eurowings. Ky bashkëpunim i suksesshëm ka sjellë avantazhe të mëdha për udhëtarët në Kosovë dhe diasporë, siç janë çmimet më të volitshme në treg dhe ofertat më të mira.

Ky bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet Euroair Direct dhe Eurowings tashmë po krijon revolucion në industrinë e fluturimeve në Kosovë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë.

Përjeto udhëtimet e jetës me Euroair Direct!

Për më shumë informacione kontaktoni:

Tel: +49 800 785 7348 / +383 38 403 146 / +383 48 221 666

Facebook: EuroAir direct

Instagram: euroair_direct

Web: https://euroair-direct.com/

Artikull i sponzorizuar