LAJMI I FUNDIT:

Getoar Selimi dhe MC Kresha po sjellin bashkëpunim me Inva Mulën

Getoar Selimi dhe MC Kresha po sjellin bashkëpunim me Inva Mulën
Getoar Selimi, Inva Mula dhe MC Kresha (Foto: Getoar Selimi/Instagram)

Sado që mund të tingëllojë e çuditshme, dy reperët e njohur shqiptarë po sjellin bashkëpunim me një prej zërave më të fuqishëm të kombit.

MC Kresha dhe Getoar Selimi kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët muzikor me sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, e cila është shkëputur nga xhirimet e klipit që janë realizuar këto ditë.


Tre artistët nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi projektin muzikor në fjalë, duke lënë thjeshtë të ditur datën e publikimit, e cila do të jetë nesër (e mërkurë) në ora 18:00.

View this post on Instagram

A post shared by Getoar Selimi (@ghettogeasy)

Ky bashkëpunim mes MC Kreshës dhe Getit vjen pasi dyshja i dhanë fund një armiqësie të gjatë ndër vite dhe shtrinë dorën e pajtimit me njëri-tjetrin.

Ata gjithashtu treguan se do të sillnin një bashkëpunim, të cilit mesa duket i është bashkuar një emër i befasishëm siç është ai i artistes së madhe Inva Mula. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas skandalit në BBVA, Jozi vjen në Kosovë për vizitë - publikon fotografi nga Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz

Pas skandalit në BBVA, Jozi vjen në Kosovë për vizitë - publikon fotografi nga Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz

Magazina
Mbrëmje spektakolare në finalen e Big Brother VIP Albania, pritet performancë nga Redoni, Gjesti e shumë artistë

Mbrëmje spektakolare në finalen e Big Brother VIP Albania, pritet performancë nga Redoni, Gjesti e shumë artistë

Magazina
Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

Magazina
Egli, Gjesti, Laerti apo Rozana - Kush e fiton Big Brother VIP Albania 4?

Egli, Gjesti, Laerti apo Rozana - Kush e fiton Big Brother VIP Albania 4?

Magazina
Usher në qendër të kritikave pas një incidenti në hotelin luksoz në Paris

Usher në qendër të kritikave pas një incidenti në hotelin luksoz në Paris

Magazina
Puthje pasionante në dhomën e gjumit: Gjesti dhe Egli krijojnë momente të nxehta

Puthje pasionante në dhomën e gjumit: Gjesti dhe Egli krijojnë momente të nxehta

Magazina
Kalo në kategori