Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ai shpreh mendimin e tij lidhur me çështje të caktuara ose ngjarje ve aktuale në vend.


Së fundmi, në një “selfie” të publikuar në InstaStory, reperi nga Ferizaj ka ironizuar në mbishkrimin e fotografisë për rritjen e çmimit të naftës.

getinjo 271770938 112707594563102 6650861011913198632 n

Ai ka shkruar me ironi se në Kosovë ka të papunë që rrinë nëpër kafene, duke u ankuar për rritjen e çmimeve.

“Gjithë ditën rrinë nëpër kafe, e fillojnë ankohen për naftën dhe benzinën”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e fotografisë në InsatStory.

getinjo

Kosova përndryshe po përballet me një rritje të vazhdueshme të çmimeve, që po ndodh si pasojë e krizës globale dhe konflikteve luftarake në lindje të kontinentit. /Telegrafi/