Getoar Selimi dhe Gold AG dikur nuk kanë pasur marrëdhënie të mira.

Megjithatë, që prej fotos së publikuar nga një koncert në Zvicër, dyshja kanë përmirësuar marrëdhëniet.


gold ag geti 1

Këtu ka ndikuar edhe prishja e marrëdhënieve të Gold AG me Noizyn, e cila eskaloi edhe publikisht.

Megjithatë, tash Gold AG po thellon miqësinë me Getoar Selimin.

Të dy reperët po ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe madje pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit.

Geti dhe Gold AG njihen qysh moti në Prishtinë, megjithatë, marrëdhëniet u ftohën për shkaqe artistike, kur Gold AG bashkëpunonte dhe kishte shoqëri të fortë me Noizyn.

Por, duket se diferencat me Noizyn kanë ndikuar shumë që dy reperët e njohur të tejkalojnë dallimet dhe të kaluarën e të kenë miqësi mjaft pozitive. /Telegrafi/