LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu e quan çmenduri shpenzimin e buxhetit të shtetit

Gërxhaliu e quan çmenduri shpenzimin e buxhetit të shtetit

Rezervat shtetërore në buxhet po shkojnë drejt fundit. Alarmin e ka dhënë vetë ministri i Financave, Bedri Hamza dje në mbledhjen e ekzekutivit. Ai ka kërkuar më shumë vëmendje rreth ndarjes së mjeteve nga fondi i rezervës shtetërore.

Këto komente, Hamza i ka bërë në mbledhjen e qeverisë ku kryeministri Ramush Haradinaj kishte propozuar ndarjen e rreth 1 milion euro për shënimin e vitit të Skenderbeut, derisa pastaj u vendos për ndarjen e 500 mijë eurove për këtë destinim.


Por, mënyra se si po menaxhon me buxhetin kreu i qeverisë po shqetëson edhe komunitetin e biznesit në vend.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë për Insajderin se është tepër shqetësuese shpenzimi i rezervës shtetërore.
Sipas tij ky fond do të duhej të shfytëzohej me shumë maturi dhe jo me vendime ad-hoc.

“Kjo e dëshmon edhe një fakt të hidhur që si duket qarqe të caktuara politike luftojnë për pushtet dhe jo për shtet dhe marrja e pushtetit ofron komoditet të tillë dhe sillen sikurse Kosova është në pronësinë e tyre”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se kreu i ekzekutivit po tregohet tejet i papërgjegjshëm kur është në pyetje shpërndarja e parasë publike.

“Nuk kisha dashur të jem në lëkurën e ministrit Bedri Hamza, i cili në performancën e tij shumë më e tepër kalon kohën duke mbrojtur buxhetin nga çmenduritë e politikanëve për të shfrytëzuar buxhetin dhe për ta varfëruar atë dhe në veçanti kur kemi të bëjmë me buxhetin e  rezervës”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se tashmë është koha kur duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit, kur duhet të ketë më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

 “Duhet të kuptohet një herë e mirë se interesat e partive politike dhe grupeve të caktuara të interesit nuk janë mbi shtetin. Mbi të gjitha është shteti dhe pushteti duhet të jetë në funksion të shtetit”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se qeveria Haradinaj me veprimet e saj po vepron kundër shtetit.

“Kam drojë se qasja e politikanëve aktualë po ngjan me ata që mendojnë se Kosova do të zhbëhet  dhe duhet të zhvatin dhe grabitin sa të mundin. Por duhet ta kenë parasysh se Kosova do të mbijetojë dhe mu për inat të armiqve dhe mu për inat të politikës aktuale që dëshiron të shkatërrojë çdo gjë dhe të grabisë çdo gjë”, ka thënë Gërxhaliu.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori