Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Austri, ku fillimisht në Kancelarinë Federale është takuar me Ministren Federale të Austrisë për Çështje të Bashkimit Evropian dhe Kushtetutës, Karoline Edtstadler.
Gjatë takimit bëhet e ditur se ministrja Gërvalla, e njoftoi ministren Edtstadler lidhur me angazhimin dhe orientimin strategjik të Republikës së Kosovës në proceset integruese euroatlantike.
“Theks i veçantë gjatë bisedës u vu edhe në çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë. Ministrja Gërvalla gjatë takimit theksoi faktin, që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e Austrisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ajo vuri gjithashtu në pah rolin e spikatur të Austrisë në proceset evropiane për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën për media të MPJD-së.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë ditës u takua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, edhe me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në OSBE, respektivisht ambasadorët Michael Carpenter (SHBA), Neil Busch (Mbretëri e Bashkuar), Gesa Bräutigam (Gjermani), Christine Fages (Francë) dhe Stefano Baldi (Itali). Në këtë takim ishte e ftuar edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në OSBE, znj. Eglantina Gjermeni”.
“Pas hapjes së takimit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, Ministrja Gërvalla falënderoi fillimisht ambasadorët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në kuadër të vet mekanizmit të OSBE-së, dhe shprehu interesimin e Republikës së Kosovës për të qenë sa më e pranishme në të gjitha mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo i njoftoi ambasadorët rreth procesit të nisur të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përmbushjes së vazhdueshme të gjithnjë e më shumë kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe nevojën për një liberalizim të menjëhershëm të vizave”.
Sipas ministrisë, ambasadorët u njoftuan rreth progresit që Kosova ka arritur gjatë vitit të kaluar në ekonomi, sundim të ligjit, transparencë institucionale, demokraci dhe liri të mediave, “suksese këto të dokumentuara nga mekanizma dhe organizata ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Transparency International, Reporterë pa kufi, etj”.
Po ashtu, thuhet se ministrja Gërvalla vuri në pah vështirësitë me të cilat Kosova po ballafaqohet gjatë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, “duke theksuar qasjen destruktive dhe bllokuese të Serbisë, e cila është kthyer në pengesë serioze në këtë proces”.
“Ajo vuri në pah nevojën e një dialogu më efikas, i cili në qendër të tij ka njohjen e ndërsjellë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën