LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla flet për herë të parë për idetë rreth shkëmbimeve territoriale: Tezat e tilla janë të rrezikshme

Gërvalla flet për herë të parë për idetë rreth shkëmbimeve territoriale: Tezat e tilla janë të rrezikshme

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla tha sot se është i papranueshëm çfarëdo opsioni për ndarjen territoriale apo shkëmbime territoriale si mundësi për zgjidhjen e problemeve në rajon.

Gërvalla duke iu referuar një ‘shkrimi’ ditë më parë lidhur me mundësinë për shkëmbime territoriale në rajon tha se tezat e tilla janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë cyten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme.


“E kemi ndjek me shumë shqetësim daljen në media të letrave të tilla, tezave të tilla që vetëm thjesht përmendja e tyre është e rrezikshme për rajonin… Në vitin 2018 kemi pas tendenca për gjetjen e zgjidhjes përmes shkëmbimeve territoriale, ndarjen e vendeve në vija etnike”, tha ajo.

Pretendimi për një dokument joformal që rizgjon debatet për kufijtë në Ballkan
Lexo po ashtu Pretendimi për një dokument joformal që rizgjon debatet për kufijtë në Ballkan

“Për ne është shumë e qartë, nuk është asnjë opsion ajo çfarë shkruhet në letra të tilla pavarësisht se kush janë autorët dhe pavarësisht a janë menduar si teza për t’u diskutuar apo për tu implementuar.

Qëndrimi jonë është i qartë. Tezat janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë cyten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme”, tha ajo pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ndërkaq, Osmani tha se nuk duhet rënë në kurthin e lidhjes së autorësisë me Slloveninë pasi një gjë e tillë është demantuar nga vet Sllovenia mike.

“Sllovenia është mbështetëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Nuk është korrekte ta lidhim këtë dokument me Slloveninë. Sa i përket përmbajtjes qëndrimi jonë është i prerë se në Ballkan janë përdorur shumë modele në trajtimin e çështjeve etnike. Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesit në rajon. Alternativa e vetme për paqe të qëndrueshme është zgjerimi i NATO-snë rajon dhe integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori