LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla demanton dhe akuzon Mustafën: Të gjithë e dinë që Baca Rifat ka hapur të pame në Munih

Gërvalla demanton dhe akuzon Mustafën: Të gjithë e dinë që Baca Rifat ka hapur të pame në Munih

E bija e atdhetarit Jusuf Gërvallës, Donika, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Isa Mustafa në Prekaz, sipas të cilit 3-4 ditë pas vrasjes së Jasharajve, ai e ka vizituar bacën Rifat në Munih. “Ai ka thënë se nuk ka nevojë të hapet e pame për Familjen Jashari, sepse e gjithë Kosova është në luftë”, ka thënë Mustafa.

“Isa Mustafa nuk e viziton Rifat Jasharin ngaqë i mungon guximi ta shohë në sy. Është shumë për t’u shqetësuar paaftësia e Isa Mustafës për ta përballuar të vërtetën dhe shkarja e tij në gënjeshtra krejtësisht të pakuptimta për çështje, të cilat shumë lehtë mund të vërtetohen. E pamja në Munih në mars të vitit 1998 te Rifat Jashari jo vetëm që është mbajtur, por ajo ka zgjatur me ditë të tëra. Sali Çekaj për shembull nuk ka munguar as një ditë të vetme në këtë t’pame, gjatë së cilës Baci Rifat priti e përcolli me mijëra shqiptarë nga e gjithë bota. Pse shpik Isa Mustafa gjëra të paqena në një ditë kaq të rëndë, por edhe krenare në vetëdijen kolektive shqiptare në Kosovë? E din Isa Mustafa mirë, por e dimë edhe ne të gjithë që në atë kohë ishim në Gjermani, pse nuk troket në derë të Rifat Jasharit. Prandaj, Isa Mustafa, thuaje të vërtetën ose hesht më mirë! Sa e neveritshme kjo mungesë totale e moralit dhe e përgjegjësisë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/