LAJMI I FUNDIT:

Gërmimet zbulojnë varret masive në Siri

Gërmimet zbulojnë varret masive në Siri

Mediat e huaja e kanë quajtur “arkeologjia e tmerrit”, gërmimet në zonat që ishin dikur fortesa të kalifatit kanë nxjerrë në pah mizoritë e skajshme të ISIS.

Më i fundit i tyre është varri masiv i gjetur në një fushë futbolli, pranë njërit prej spitaleve në afërsi të qendrës së Raqqas, ish-kryeqyteti i ISIS-it në Siri.


Sipas Abdallah al Eriane, zyrtar i këshillit të ri bashkiak të mbështetur nga kurdët që kontrollojnë aktualisht zonën, në këtë varr janë gjetur deri tani të paktën 50 trupa, por dyshohet se aty mund të jenë groposur mbi 200 vetë, shkruan TCH.

Viktimat mund të jenë civilë e të burgosur të ekzekutuar në momentet e fundit të rënies së Kalifatit, ndërsa mes tyre ka gjasa të ketë edhe militantë. Spitali dhe fusha e futbollit kishin mbetur në duart e ISIS-it gjatë betejës finale për Raqqan.

Të vdekurit janë varrosur rrëmbimthi e me tërbim. Duket se nuk kishin pasur vende të tjera ku t’i vendosnin, shpjegon al Eriane. Autoritetet kurde dhe vetë banorët civile të provincës thonë se pjesa dërrmuese e varreve masive të hapura në atë periudhë të errët kohë për ta, nuk është zbuluar ende, i tillë është niveli i barbarive të Shtetit Islamik në vend.

Situata të ngjashme raportohen edhe në Mosul, e në rajonin e krishtere Niniveh. Nuk është bërë ende një verifikim sistematik i terrenit përreth burgut më të madh të Mosulit, ku verën e vitit 2014, militantet e ISIS-it torturuan e vranë me qindra ushtarë, policë e funksionare irakiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori