Gërmimet për eshtrat e njerëzve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë po vazhdojnë në Kizhevak të Serbisë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit të papërshtatshëm. Grupet punuese kanë njoftuar se tashme kanë zbuluar mbetje mortore, të cilat dyshohen të jenë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Koordinatori i delegacionit të Kosovës për persona të pagjetur, Ibrahim Makolli, thotë se ndihmesë e madhe për grupin punues në Kizhevak kanë qenë imazhet satelitoret e siguruara nga State Departamenti Amerikan.
Sipas Makollit autoritetet serbe e dinë saktë se ku janë varrezat masive.
“Saktësimi i lokacionit të varrezave është bërë duke iu falënderuar imazheve satelitore të siguruara nga Departamenti i Shtetit të SHBA përmes komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Tashmë ekipet tona janë në lokacion. Sikurse dihet tashmë kanë dalë mbetjet njerëzore në atë vend”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ibrahim Makolli.
Ndërkaq drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, i cili nga afër po i ndjek punimet ne Kizhevak të Serbisë, tregon se mbetjet mortore kane filluar te dalin ne pah.
Gerxhaliu thotë se bashkëpunimi ka qene korrekt me autoritetet Serbe ne kuadër te memorandumit të nënshkruar.
“Kanë dalë mbetjet mortore. Kanë filluar të dalin edhe pjesë kockore. Për momentin pas largimit të dheut mund të themi se përafërsisht tre persona kanë dalë…Bashkëpunimi është korrekt. Është edhe në kudër të memorandumit të cilin e respektojmë edhe ne kur të hasim në raste të ngjashme ku ka persona të nacionalitetit serb”, deklaroi Arsim Gërxhaliu, përcjell Telegrafi.
Ndërsa përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur Bajram Qerkini, nuk po sheh vullnet te mjaftueshëm nga pala Serbe, për zbardhjen e fatit te pagjeturve. Madje sipas tij ata u binden vetëm fal imazheve satelitore.
“Mjerisht pas pesë viteve, me imazhe satelitore është dashur të bindet udhëheqja e Beogradit se ku i kanë lënë trupat”, deklaroi Bajram Qerkini.
Kohë më parë shefi i diplomacisë Serbe, Ivica Daçiq, u shpreh i mllefosur me popullin Serb qe po tregojnë se ku fshihen trupat e shqiptarëve./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tregimi për Akropolin, një bukuri dhe histori e lashtë

Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, deputetja Matoshi solidarizohet me gratë e prekura nga kjo sëmundje

Lirimi i Radoçiqit nga paraburgimi, Bogdanoviq thirrje Osmanit e Kurtit: Mbroni qytetarët serbë në veri

DASH: Presim që Serbia të vazhdoj me hapat për de-përshkallëzim, përfshirë këtu tërheqjen e vazhdueshme të forcave nga kufiri me Kosovën

Nga plani i Vuçiqit për veriun deri te kërkesa e Kosovës për ekstradimin e Radoiçiqit - politikani serb zbulon bisedën që kishte kohë më parë me Kurtin për “Zajednicën”

Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, gjykata serbe ia ndalon shkuarjen në Kosovë

Osmani dhe Vuçiq në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, a mund të aranzhohet takim mes tyre?

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Maliqi për sulmin në veri: Inteligjenca e NATO-s me gjasë ia dha informatën me kohë PK-së për grupin terrorist

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist