Ajo së fundmi ka shijuar një udhëtim në Ibiza me partnerin e saj Cristiano Ronaldo.

Dhe Georgina Rodriguez shfaqi shkëlqimin elegant të hënën teksa mori pjesë në shfaqjen e modës të Simon Porte Jacquemus, Le Papier (The Paper), një distancë e shkurtër nga bregdeti i Arles, Francë.

28-vjeçarja, dukej e shkëlqyeshme me një fustan të zi teksa pozonte në shfaqjen e cila ishte vendosur në mënyrë të pazakontë në një shesh kripe në Camargue aty pranë.

Fustani i zi i hollë i Georgina-s shfaqi në mënyrë perfekte kthesat e saj dhe shfaqte pjesë të gjata të cilat vareshin në pjesë të ndryshme të veshjes.

Georgina Rodriguez rikthehet në tapetin e kuq pas lindjes me një paraqitje të mahnitshme Georgina Rodriguez rikthehet në tapetin e kuq pas lindjes me një paraqitje të mahnitshme

Argjentinasjala pjesën e poshtme të këmbëve të ekspozuar teksa pozonte, me fustanin e saj të çarë në pjesën e pasme.

Ylli bashkoi fustanin me sandale të bardha me taka, ndërsa gjërat e nevojshme i mbante në një çantë të vogël të zezë.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë jetën e natës teksa argëtohen në një klub në Ibiza Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë jetën e natës teksa argëtohen në një klub në Ibiza

Duke shtuar më tej pamjen e saj elegante, Georgina vendosi një palë vathë vezullues diamanti dhe një gjerdan të ngjashëm.

Modelja i mbajti flokët brune në një gërshet elegante dhe të gjatë, ndërsa tiparet e saj i vuri në pah me një gamë grimi rrezatues. /Telegrafi/