LAJMI I FUNDIT:

Georgina Rodriguez rikthehet në tapetin e kuq pas lindjes me një paraqitje të mahnitshme

Georgina Rodriguez rikthehet në tapetin e kuq pas lindjes me një paraqitje të mahnitshme

Georgina Rodriguez shfaqi një figurë magjepsëse teksa doli në tapetin e kuq për premierën e Elvis në Festivalin e Filmit në Kanë të mërkurën.

E dashura e Cristiano Ronaldos shkëlqeu me një fustan të argjendtë me tegela, me një qafë të thellë dhe të çarë deri në kofshë.


28-vjeçarja e cila ka marrë kohë për t’u kujdesur për vajzën e saj të porsalindur dhe pjesën tjetër të familjes së tyre, ka shijuar festimet në Francë.

Georgina e rriti gjatësinë e saj me një palë taka argjendi me rripa dhe aksesorë me si vathë të gjelbër smerald, unaza dhe byzylyk.

Ronaldo dhe Georgina e kanë pagëzuar vajzën e tyre të porsalindur me emrin Bella Esmeralda
Lexo po ashtu Ronaldo dhe Georgina e kanë pagëzuar vajzën e tyre të porsalindur me emrin Bella Esmeralda

Flokët e saj të gjata brune u mblodhën përsëri në një topuz elegant me pjesë të ballukeve që i binin në pjesën e përparme.

Për të kompletuar pamjen e saj të sofistikuar, Georgina zgjodhi një ngjyrë të butë bronzi për sytë dhe buzëkuq rozë me shkëlqim.

Georgina Rodriguez bën postimin e parë që nga humbja e djalit të porsalindur - publikon foton e Cristiano Ronaldos nga momenti kur ia dedikoi golin foshnjës së tyre
Lexo po ashtu Georgina Rodriguez bën postimin e parë që nga humbja e djalit të porsalindur - publikon foton e Cristiano Ronaldos nga momenti kur ia dedikoi golin foshnjës së tyre

Muajin e kaluar, ajo dhe partneri Cristiano zbuluan se djali i tyre kishte vdekur në lindje, por vajza e tyre, Bella Esmeralda, mbijetoi.  /Telegrafi/