LAJMI I FUNDIT:

Georgievski: Nga ne varet formimi i qeverisë së re

Georgievski: Nga ne varet formimi i qeverisë së re

Koalicioni “OBRM për Maqedoni” do të vendosë për qeverinë e re, tha në tubimin në Ohër, Ljupço Georgievski. Ish-kryeministri i Maqedonisë u bëri thirrje qytetarëve që të mos shikojnë përmes prizmit të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, por si një subjekt i vecantë politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Muajin e fundit na pyesin me cilin do jemi pas fitores në zgjedhje? Ne themi mos na shikoni me cilin do jemi ne, pyesni të tjerët se kush nga ata dëshiron të jetë me “OBRM për Maqedoninë”. Në dy vitet e fundit, Maqedonia ishte dëshmitare e një krize të rëndë, e cila ende nuk ka përfunduar dhe nuk dihet nëse edhe pas këtyre zgjedhjeve do të përfundojë”, deklaroi Georgievski./Telegrafi/