LAJMI I FUNDIT:

Gent Begolli aderon në AKR, Pacolli kërkon mobilizim partiak për fitore

Gent Begolli aderon në AKR, Pacolli kërkon mobilizim partiak për fitore

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka mbajtur sonte takim me simpatizantë të kësaj partie në Prishtinë, të cilëve u ka thënë se AKR duhet të mobilizohet dhe të marrë drejtimin e qeverisë së ardhshme.

Në këtë tubim u zyrtarizua aderimi i Gent Begollit, ndërkohë që për qindra të tjerë që u tha se do të aderojnë, sot Pacolli tha se zyrtarizimi i tyre do të bëhet në një kohë të caktuar, për shkak të kohës.


Pacolli tha se këto zgjedhje do të jenë më të vështirat ndonjëherë, andaj kërkoi mobilizim nga të gjithë për një shtet dinjitoz dhe qeveri me duar të pastra.

Ai tha se AKR nuk do të ndërrojë drejtimin dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për shtet-ndërtim pa asnjë luhatje.

“Kemi qenë në një autobus që është drejtuar prej tjetër kujt, kemi qenë udhëtarë, konstruktiv, kemi kontribuar që rrugëtimi të shkojë deri në fund. Nuk ka mjaftuar, ky rrugëtim u ndal, edhe hovi i punës dhe mos arritja të qëllimi. AKR ka punën e vet, me idenë liberale do të arrijë një ditë të drejtojë këtë mjet udhëtues do ta ketë timonin në duart e veta dhe do të vendosim për fatin e Kosovës. Fati i Kosovës është te puna dinjitoze, rezultatet e punës, te puna me njerëz të pastër dinjitoz e profesionistë, atë kemi tentuar ta bëjnë gjithmonë. AKR duhet të mobilizohet”, tha ai.

Ai tha se AKR do të vendosë për një qeveri ndryshe, ku projekti më i madh i kësaj partie është energjia pozitive e profesionalizmi.

E Gent Begolli tha se me AKR-në do të punojnë bashkë për një Kosovë evropiane.

“Jam i lumtur që jemi bashkë. Në AKR do të punojmë të gjithë se bashku për një Kosovë të mirë, për një perspektivë të të rinjve, që Kosova të jetë evropiane ashtu siç e meriton dhe që qytetarët tanë të ndjehen të barabartë. AKR ka një vlerë të madhe, gjithmonë është dëshmuar për punë të sinqertë dhe në të mirë të vendit”, tha Begolli. /kp/Telegrafi/