Nga: Kastriot Dervishi
Gjatë diktaturës komuniste nuk ka pasur asnjë lapidar apo pllakë që përkujtonte 11 nëntorin 1944 si “ditë çlirimi të Elbasanit”. Të gjithë e dinin se në Elbasan nuk ishte zhvilluar asnjë luftë. Nëse do kishte pasur ditë të tillë, patjetër duhej të ishte së paku një i vrarë. Dhe, sigurisht, komunistët do ta vendosnin, se varrezat dhe pllakatet komunistët i kanë shenja të përhershme propagande.
Vetëm në mes të viteve 1980 u vendos një tip lapidari te ura e Zaranikës, ku mblidhen e falen sot sikur kujtojnë ndonjë ngjarje të madhe. Por, edhe ky lapidar nuk thotë asnjë gjë nëse kishte pasur apo jo dëshmorë. Mirëpo, betejë pa dëshmorë nuk kishte. Duhej sajuar diçka. Filluan të gënjejnë në fjalime e tregime sikur ishin vrarë 23 partizanë, të cilët në fakt nuk lidhen me 11 nëntorin 1944, por me ngjarje të tjera. Vijojnë të gënjejnë ende sot, sepse e vërteta nuk ka rëndësi.
Numri i “23 partizanëve të vrarë” është cituar në fakt në librin “Elbasani në luftë për çlirim”, Tiranë 1971, faqe 474, por këtu shtohet fjalia se ranë “në qarkun e Elbasanit” dhe jo për çlirimin e qytetit. Pra, jo për një betejë të paqenë si “çlirimi i Elbasanit”. Tani, le t’i referojmë emrat e të vrarëve, por sipas dokumentit të vitit 1944, historikut të Brigadës së 15. Në historikun që gjendet në dosjen nr.7 të fondit nr.190 të Brigadës 15-të, të Arkivit të PPSh-së, janë listuar, me biografi, 40 dëshmorët e brigadës. Shumë prej tyre janë vrarë prej minave ose në mënyrë aksidentale, por asnjëri për “çlirimin e Elbasanit”.
Lista e të vrarëve partizanë të cilët pretendohet se u vranë për “çlirimin” e Elbasanit:
1. Ahmet Shabani, nga Progri, Korçë, u vra më 20.10.1944 në Shëngjon.
2. Estref Meka, nga Bilishti, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
3. Giusepe Capuana, nga Siçilia, u vra më 8.11.1944 në Labinot.
4. Gavril Papllo, nga Hoçishti, u vra më 25.9.1944 në Xhyrë të Librazhit.
5. Hamit Harshimi, nga Lavdari, u vra më 19.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
6. Kiço Sandri, nga Pogradec, u vra më 10.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
7. Kiço Boboshtica, nga Boboshtica, u vra më 18.10.1944 në Xibrakë.
8.. Koli Rapi, nga Bezhanji i Kolonjës, u vra më 30.10.1944 në Shtërmen.
9. Njazi Gribeci, nga Gribeci, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
10. Nevruz Shabani, nga Rehova, u plagos më 20.10.1944 në Elbasan dhe vdiq në Tiranë në janar 1945.
11. Pandi Kreshova, nga Kreshova, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
12. Pali Ligori, nga Pojani, u vra më 18.10.1944 në Baltëz të Elbasanit.
13. Rahman Beragozhdi, nga Beragozhdi, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
14. Rexhep Shahini, nga Çërava, u vra më 19.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
15. Ramadan Aliu, nga Tresteniku, u vra më 28.7.1944 në Prenjas.
16. Ramadan Seiti, nga Progri, u vra më 10.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
17. Sejzulla Hamdiu, nga Zvezda, u vra më 21.10.1944 në Shëngjon.
18. Shaniko Starja, nga Starja, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
19. Thomaidha Laçka, nga Pogradeci, u vra më 24.10.1944 në Prapanik të Elbasanit.
20. Vasil Pando, nga Borova, u vra më 24.10.1944 në Prapanik të Elbasanit.
21. Vangjel Llazi, nga Korça, u vra më 5.11.1944 në ullishta të Elbasanit, shkeli një minë.
22/ Xhafer Ibrahimi, nga Bënjëza, Kolonjë, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
23. Kosta Tusha, nga Korça, u vra më 3.7.1944 në Lozhan të Korçës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!
Edicioni i pestë i Kolonisë Letrare “Muzat e Jezercit”
Titujt në gazetat e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë