Genc Prelvukaj dhe Cricket vijnë me "Maria"

Artistët e njohur, Genc Prelvukaj dhe Cricket, kanë sjell ditën e sotme (e premte) bashkëpunimin e tyre.
“Maria” titullohet kënga e re, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Producimi u bë nga vet artisti së bashku me producentin Cricket, kurse për masterizimin u kujdes Lorenc Aliaj.

Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni, “Black Fish Entertainment”.

Ky projekt tanimë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.

Genci përndryshe shquhet për vokalin e veçantë dhe tani gëzon një karrierë të bujshme profesionale.
I njëjti është një nga artistët më të preferuar në estradën shqiptare. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































