LAJMI I FUNDIT:

Geci: Emrin tim e keqpërdoren pas luftës, në së paku 20 banesa e kanë shënuar “E zënë – Sabit Geci”

Geci: Emrin tim e keqpërdoren pas luftës, në së paku 20 banesa e kanë shënuar “E zënë – Sabit Geci”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë, Sabit Geci, ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Geci ka folur për dukuritë negative të pasluftës që janë bërë në emër të UÇK-së.


“Unë nuk e di që dikush nga UÇK ka bërë ndonjë gjë të keqe, por e di që shumë njerëz kanë blerë me para uniforma të UÇK-së nëpër tregje. E di që në shumë vende është përdorur emri im “E nxonme – Sabit Geci”. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam uzurpuar asgjë hiq. Më kanë njoftuar njerëzit se së paku në 20 banesa e lokale ka figuruar emri im”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Emrat tanë janë keqpërdorë shumë. Janë njollos. Ka shumë njerëz në Kosovë që nuk kanë dashur të largohet Serbia nga këtu prandaj e kanë njollosur emrin e UÇK-së”.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë, thotë se ndoshta njerëzit e UÇK-së që kanë qenë në pozita kanë mundur të bëjnë edhe më shumë për vendin por thotë se nuk di nëse dikush prej tyre ka bërë vepra të këqija.

“Unë kam parë se personat tjerë që nuk kanë qenë fare në luftë kanë bërë shumë më keq”, tha ndër të tjera Sabit Geci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori