LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Opozita e rrëzon Mustafën vetëm duke e “vrarë” (Video)

Gecaj: Opozita e rrëzon Mustafën vetëm duke e “vrarë” (Video)

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, foli në detaje lidhur me marrëveshjen për heqjen e murit që ndodhi të dielën në Mitrovicën e Veriut.

Gecaj tha se atë natë, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e ka pas plotësisht çështjen në duart e tij, duke aluduar në mos koordinimin e tij me Qeverinë e Serbisë.


Madje Gecaj tha se, fillimisht është menduar edhe ridizajnimi i këtij muri.

Gecaj tha se pikërisht dialogu për murin sjelli atmosferë që mund ta rikthej Listën Serbe në Institucione, duke i hapur rrugë edhe krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai foli edhe për opozitën, duke thënë se ata prej fillimit u mundua ta rrëzojë këtë qeveri, përfshirë edhe me dhunë. Por, sipas tij, këtë opozita nuk mund ta bëjë në asnjë mënyrë, pos nëse siç thotë ai, i vret nëpër rrugë.

“Mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme vetëm nëse PDK dhe LDK e dëshirojnë. E kanë provuar me të gjitha mënyrat, përfshirë edhe dhunën. Nuk ka, vetëm nëse dalin të na vrasin rrugëve” tha ai.

Gecaj edhe një herë u shpreh i bindur se demarkacioni është në rregull, dhe se të njëjtin rezultat e pret edhe nga komisioni i ri për matje të territorit. Madje, Gecaj kërkon përgjegjësi nga komisioni Qeveritar i udhëhequr nga Murat Meha, nëse kjo del ndryshe, por thotë se do të jap përgjegjësi edhe vet./RTV Dukagjini-Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori