LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Kryeministri i Rugovës ishte diçka tjetër

Gecaj: Kryeministri i Rugovës ishte diçka tjetër

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim Isa Mustafa, ka thënë se ditëve të fundit po jepen teori “fantastiko-shkencore” se pse dikur Dr. Ibrahim Rugova e kishte bërë kryeministër Ramush Haradinajn.

Reagim i Gecajt erdhi pasi sot deputeti nga radhët e Nisma-s, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook tha se të gjithë ata deputetë që nuk e votojnë Ramush Haradinajn për Kryeministër i janë bashkuar Goran Rakiqit dhe Aleksander Vuçiqit. Ai më tutje shtoi se “Rugova perinati te Beogradit e pat ba Ramushin kryeminister, edhe ne sot me emer te Zotit”


Gecaj thotë se “Situata e sotme është krejtësisht tjetër. Sot Haradinaj (mund të) emërohet kryeministër vetëm me “izen” e Vuçiqit”.

Postimi i Gecajt:

“KRYEMINISTRI I RUGOVËS ISHTE DIÇKA TJETËR

Po epen ditëve të fundit teori “fantastiko-shkencore” se pse dikur Dr. Ibrahim Rugova e kishte bërë kryeministër Ramush Haradinajn. Si gjithherë në veprimet e tij, Dr. Rugova e kishte bërë edhe këtë për interes të shtetit dhe për shkak të pragmatizmit të pastër politik. Krahu i vetëquajtur “krahu i luftës” ishte atë kohë elementi me potencialin më të madh destabilizues në Kosovën e pasluftës, derisa emërimi i Haradinajt kishte mundësuar përpjesëtimin e atij rreziku, dhe rrjedhimisht edhe mënjanimin e mundësisë për një destablizim fatal të shtetit të ri. Situata e sotme është krejtësisht tjetër. Sot Haradinaj (mund të) emërohet kryeministër vetëm me “izen” e Vuçiqit, përmes veprimeve korruptive e shantazhuese të sekserëve matrapazë, por edhe për shkak të pamundësisë së realizmit të ëndrrës grykësore të Kadri Veseli; ëndërr të cilën e fundosi një herë e përgjithmonë Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo qeveri duhet të shkoj sa më parë”(sic), ka shkruar gecaj. /Teklegrafi/