LAJMI I FUNDIT:

GDPR bllokon qasjen e mediave amerikane në Evropë

GDPR bllokon qasjen e mediave amerikane në Evropë

Uebsajtet e disa prej mediave të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bllokuar në Evropë pak ditë pasi hyri në fuqi Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë.

The Chigaco Tribune dhe LA Times ishin në mesin e të prekurve ku pjesa më e madhe e përdoruesve evropian nuk mund të qaseshin në këto faqe.


Vetëm pak orë pasi General Data Protection Regulation (GDPR) hyri në fuqi, ankesa ndaj Google dhe Facebook mbërritën. Me këtë, qytetarët Evropian do të kenë më shumë qasje dhe të drejta për mënyrën sesi të dhënat e tyre përdoren, përcjell Telegrafi.

Ligji është një përpjekje e ligjvënësve Evropian për të kufizuar fuqitë e firmave të teknologjisë.

Nën rregullat e reja, kompanitë që funksionojnë në Evropë duhet t’i nënshtrohen GDPR-së ose të përballen me gjoba të mëdha.

Media të tjera të cilave u janë bllokuar uebsajtet janë New York Daily News, Orlando Sentinel dhe Baltimore Sun. /Telegrafi/