LAJMI I FUNDIT:

Gazmend Muhaxheri dëshiron edhe një mandat si kryetar i Pejës: Disa projekte besoj se tjerët nuk do t’i kryenin

Gazmend Muhaxheri dëshiron edhe një mandat si kryetar i Pejës: Disa projekte besoj se tjerët nuk do t’i kryenin

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka folur për mundësinë e rikandidimit për kryetar të Pejës, projektet infrasktrukturore në Pejë dhe zhvillimin e turizmit në këtë komunë.

Muhaxheri në një intervistë për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini nuk e ka fshehur dëshirën për të marrë edhe një mandat si kryetar i Komunës së Pejës.

“Besoj se duhet të jem edhe një mandat për disa projekt që i kemi nisur dhe që ende nuk kanë përfunduar. Besoj se të tjerët nuk do të merreshin me këto projekte. Njëri nga projektet që ka mbetur pa u realizuar është hapja e Lumbardhit. Edhe një projekt tjetër që lidhet me pastrimin e Lumbardhit duhet të realizohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Pejës ka folur edhe për projektin e “Boreas”.

Ai ka thënë se projekti është pezulluar nga Ministria e Ambientit për shkak se nuk është bërë një studim se sa ndikon ai projekt në ambient.

“Një problem na ka lindur me Ministrinë e Planifikimt Hapësinor. Nuk është miratuar zonimi i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Ministria e ka pezulluar atë projekt. E kam diskutuar me ministrin aktual që zonimi miratuar zonimi i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna të kalojë në qeveri e më pastaj në parlament në mënyrë që të largohen barrierat dhe të fillojë implementimi i projektit.

Muhaxheri ka përmendur investimet për turizmin që janë bërë në komunën e Pejës.

“Shtigjet e ecjes, balona etj, ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmin. Jemi bërë destinacion turistik”, tha ndër të tjera Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka thënë se rruga drejt Rugovës do të jetë edhe më tej pa pagesë, derisa ka paralajmëruar se do të ndërtohen edhe shtigje të skijimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori