LAJMI I FUNDIT:

Gazmend Abrashi për ndaljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë

Gazmend Abrashi për ndaljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka dhënë idenë për ta zgjidhur ndotjen e ambientit në Prishtinë. Zgjidhjen e problemit ai e mbështet në autobusët urbanë, lëvizjen e automjeteve, zhvendosjen e industrisë e të tjera.

Këto janë idetë e Abrashit, për të cilat thotë se janë pjesë e fazës së parë urgjente:


“Zëvendësimi i transportit publik (autobusëve) dhe taksive nga lëndët djegëse në energji elektrike dhe benificimi i tyre me lirim nga tatimi për një periudhë kohore;

Ndalesa e lëvizjes së automobilave për një periudhë të caktuar kohore për regjione ku ka ndotje ekstreme;

Strategjia për zhvendosjen e industrisë nga qyteti në zonat e papopulluara;

Kyçja sa më e madhe e ndërtesave të banuara dhe shtëpive në sistemin e Termokosit , që siguron mos shfrytëzimin e lëndëve alternative për ngrohje;

Zgjidhja e qëndrueshme për filtrimin e tymit helmues që del nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B, me sistemin me modern të filtrimit të tyre;

Kontrolli strikt i kontrollimit teknik të automjeteve në kuptim të funksionalitetit të katalizatorëve dhe vendosja e një ligji të rreptë lidhur me kualitetin e naftës dhe benzinës, dhe

Rivendosja e limitit të importimit të automjeteve jo më të vjetra se tetë vjet”, thotë Abrashi.