LAJMI I FUNDIT:

Gazi amerikan pritet të mbërrijë në Shqipëri në fund të 2023-shit

Gazi amerikan pritet të mbërrijë në Shqipëri në fund të 2023-shit

Furnizuesi amerikan i gazit të lëngshëm LGN, Excelerate Energy synon të dorëzojë vëllimet e para të gazit në Vlorë në fund të vitit 2023, tha një zëdhënës i kompanisë për portalin ICIS.

Më 18 korrik, Excelerate Energy dhe kompania private e gazit bullgare Overgas njoftuan një memorandum mirëkuptimi.


Sipas memorandumit, të dyja palët “do të hyjnë në bisedime që Overgas të blejë deri në 1 miliard metër kub gaz çdo vit për 10 vjet nga Excelerate (ose një ent i lidhur me të)”, tha Excelerate në një deklaratë zyrtare.

Furnizimi do të realizohet “nëpërmjet terminalit të Vlorës dhe tubacionit të propozuar Vlorë-Fier, që pritet të lidhet me infrastrukturën ekzistuese të gazit natyror në Korridorin Jugor të Gazit të Evropës”, shtoi Excelerate.

“Memorandumi i Mirëkuptimit ka iniciuar procesin e marrëveshjes dhe ne shpresojmë të bëjmë përparim të mëtejshëm në muajt e ardhshëm. Ne synojmë të kontraktojmë me blerësit këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, tha gjithashtu zëdhënësi i kompanisë amerikane.

Qeveria shqiptare ka treguar mbështetje për terminalin lundrues të gazit në portin e Vlorës dhe zgjerimin e infrastrukturës lokale të gazit.

Termocentrali i Vlorës do të jetë një marrës kryesor i vëllimeve të gazit amerikan nga terminali i LNG-së. Shqipëria dhe terminali i Vlorës ndodhen në një vend strategjik që do t’i mundësojë Excelerate-it të japë gaz si në lindje të evropës ashtu edhe në perëndim nëpërmjet Korridorin Jugor të Gazit.

“Ne jemi në linjë me qeverinë shqiptare për të ofruar energji në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit e më gjerë”, tha zëdhënësi i kompanisë amerikane.

Në janar 2022, Excelerate mori miratimin nga qeveria shqiptare për të vijuar me fazën e dytë të studimit të fizibilitetit për terminalin dhe termocentralin e Vlorës.

Operatorët ballkanikë të gazit thanë se ekzistojnë mundësi në rajonin e Evropës juglindore për të plotësuar kërkesën e re për gaz.

Excelerate mund të bashkëpunojë me furnizues të tjerë bullgarë ose Ballkanik të gazit për vëllime shtesë të LNG, tha njëri prej operatorëve.

“Kemi marrë shprehje interesi për furnizim nga Terminali i Vlorës nga blerës të ndryshëm ballkanikë dhe rajonalë. Ne besojmë se do të ketë kërkesë për më shumë se 1 miliardë metër kub gaz në vit nga terminali i Vlorës,” tha zëdhënësi i Excelerate për ICIS.

Kujtojmë se më 17 maj, kompania shqiptare e gazit Albgaz dhe Overgas njoftuan një memorandum për bashkëpunimin rajonal, i cili mund të përfshijë gjithashtu terminalin e gazit të propozuar të Vlorës, ku Excelerate pritet të jetë kryesuesi si një zhvillues i përbashkët.

Overgas zotërohet 50 për qind nga kompania Linden Energy me bazë në SHBA dhe drejtuesi i saj është ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Kalo në kategori