LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja saudite nuk respekton kodin e veshjes gjatë raportimit live, autoritet fillojnë hetimet (Video)

Gazetarja saudite nuk respekton kodin e veshjes gjatë raportimit live, autoritet fillojnë hetimet (Video)

Gazetarja e një televizioni në Arabinë Saudite është “larguar nga vendi”, pasi kishin filluar hetimet për të bazuar në pretendimet se kishte shkelur kodin e veshjes për femra në këtë vend.

Shereen Al-Rifaie po raportonte për ndryshimet që janë bërë në Arabinë Saudite ku femrave u lejohet të ngasin veturat, kur veshja e saj “e papërshtatshme” nxiti reagime të ashpra, e në veçanti tek komisioni i përgjithshëm audio-vizual i mediave, transmeton Telegrafi.


Gazetarja kishte shami në kokë, pantallona të bardha dhe një bluzë e cila ishte paksa më e shkurtër se që parashihet me ligj e sidomos kur del para kamerave.

Sipas mediave saudite, flokët nuk i kishte plotësisht të mbuluar si dhe rrobat që i kishte veshur ishin disi të “papërshtatshme”.

Në një postim në Twitter, komisioni për media ka njoftuar se kanë filluar hetimet pas shpërndarjes së videos në rrjetet sociale të gazetares Al-Rifaie.

Dhe pasi që lajmi për hetime u shpërnda në masë të madhe, gazetarja Al-Rifaie publikoi një foto në Snapchat ku shihej pasaporta e saj dhe bileta e aeroplanit, duke i bërë masën të besojnë se ajo është larguar nga vendi.

Arabia Saudite ka kodin strikt të veshjes për femra, qofshin ato banore të këtij vendi apo të huaja që patjetër duhet të mbulojnë kokën. /Telegrafi/