LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja holandeze e quan “gënjeshtar” kryeministrin grek, ai reagon ashpër

Gazetarja holandeze e quan “gënjeshtar” kryeministrin grek, ai reagon ashpër

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pati një përplasje verbale me një gazetare gjatë një konference për media në Athinë, lidhur me politikat e emigrimit dhe kushtet në kampet e refugjatëve në ishullin greke Samos.

Duke qëndruar pranë homologut holandez Mark Rutte, Mitsotakis humbi gjakftohtësinë kur dikush që u identifikua si gazetare nga një media holandeze, e akuzoi se po “gënjen” lidhur me atë se çfarë po ndodhë me emigrantët ilegal që po arrijnë në Greqi – kryesisht përmes Turqisë, transmeton Telegrafi.

Mitsotakis filloi plotësisht i qetë të jap përgjigje bukur të gjatë, por me kalimin e minutave situata vetëm sa vinte e bëhej më e “nxehtë”.


“Ajo çfarë nuk do të pranojë është se në këtë zyrë të fillosh të më fyesh mu apo popullin grek me akuza dhe shprehje që nuk mbështeten në fakte, në kohën kur ky vend po ballafaqohet me krizën e emigrantëve dhe një numër i madh i tyre janë shpëtuar në det”, filloi kryeministri grek t’i kundërpërgjigjet gazetares.

Por debati u “nxeh” edhe më shumë kur Mitsotakis foli për kushtet në kampet e refugjatëve në Greqi, që shpesh janë cak i kritikave të mediave dhe organizatave joqeveritare.

“A e keni vizituar ndonjëherë kampin e ri në ishujt tonë. Ke qenë në Samos. Jo nuk ke qenë në Samos. Nëse shkoni atje do të shihni një kamp të bukur që u financua me paratë e BE-së, është një qendër shumë e pastër, me lodra dhe nuk krahasohet assesi me ato që i kemi pasur më parë”, shtoi kryeministri grek. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori