LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja e CNN-it sulmohet gjatë raportimit në Bregun Perëndimor: Ju mbështesni gjenocidin

Gazetarja e CNN-it sulmohet gjatë raportimit në Bregun Perëndimor: Ju mbështesni gjenocidin

Një protestues pro-palestinez sulmoi një gazetare të CNN ndërsa ajo po raportonte nga Bregu Perëndimor sot.

Gazetarja Sara Sidner ishte duke ecur në Ramallah, qyteti i konsideruar si kryeqyteti i autoritetit palestinez, kur një burrë iu afrua asaj gjatë një demonstrate, transmeton Telegrafi.


“Jeni përkrahës të gjenocidit… Ju nuk jeni të mirëpritur këtu  CNN”, tha protestuesi, teksa iu afrua në fytyrë gazetares.

Në të njëjtën kohë, një grua e panjohur iu afrua kameramanit dhe u përpoq ta pengonte të xhironte. Gazetarja u largua nga vendi i ngjarjes nga sigurimi.

Hamasi liron dy shtetase amerikane që i kishte marrë peng në sulmin e 7 tetorit mbi qytetet izraelite
Lexo po ashtu Hamasi liron dy shtetase amerikane që i kishte marrë peng në sulmin e 7 tetorit mbi qytetet izraelite

“Ju shihni se njerëzit janë shumë të zemëruar, nuk u pëlqen mënyra se si CNN po raporton historinë, ju e dëgjoni atë”, tha ajo.

Ndryshe, që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, protesta janë mbajtur rregullisht në Ramallah. Ato ishin veçanërisht masive të martën mbrëma, pasi një spital në Gaza u godit.

Më pas qindra protestues dolën në rrugë dhe brohoritën “populli dëshiron që presidenti të bjerë”.

Ata shprehën pakënaqësinë me mosveprimin e perceptuar të presidentit palestinez Mahmud Abbas në pikun e luftës së Izraelit në Gaza. Grupe burrash vrapuan dhe hodhën gurë, ndërsa policia u përpoq t’i ndalonte me gaz lotsjellës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori