LAJMI I FUNDIT:

Gazetaria në kohë pandemie: A po ndryshon raportimi dhe a po dëmtohet gazetaria si pasojë e coronavirusit?

Gazetaria në kohë pandemie: A po ndryshon raportimi dhe a po dëmtohet gazetaria si pasojë e coronavirusit?

Situata e krijuar nga coronavirusi (COVID-19), për të gjithë është situatë e re për të gjithë, edhe për gazetarët.

Pikërisht në lidhje me raportimin që po bëhet në kohë pandemie dhe ndikimin që mund të ketë kjo në gazetarinë në përgjithësi, sonte në Klan Kosova, në emisionin NIN, u fol për “Gazetarinë në kohë pandemie”.


Në emision të ftuar ishin: Muhamet Hajrullahu, nga Telegrafi.com, Adriatik Kelmendi, nga Klan Kosova, si dhe në lidhje direkte Gentiana Begolli nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Nderim Neziri, gazetar.

Emisioni u shfaq në Klan Kosova, me fillim nga ora 22:00, dhe u diskutua për ndryshimet që pëson gazetaria si pasojë e coronavirusit, për mundësinë që të dëmtohet cilësia e debateve që zhvillohen në Skype dhe për rëndësinë që ka fakti se duhet të mbahen fshehtë emrat e personave të prekur me COVID-19. /Telegrafi/