LAJMI I FUNDIT:

Gazetari shqiptar: Këto janë provat që avioni në Ishëm erdhi për drogë (Video)

Gazetari shqiptar: Këto janë provat që avioni në Ishëm erdhi për drogë (Video)

Gazetari Artan Hoxha vijon të ketë dyshime për rrëzimin e avionit të vogël tip ‘piper” mëngjesin e sotëm në grykëderdhjen e Ishmit.

Sipas tij, në rast se avioni do kishte pësuar avari në ajër nuk do mund të ulej në tokë. Hoxha sqaron për “News 24″ se avioni është dëmtuar në ulje.


“Vendi ku është ulur avioni ishte i përgatitur, ka qenë përplasja me tokën që i ka shkaktuar dëmtimin. Nëse defektin do ta kishte në ajer, të jeni të sigurt që s’do kishte shanse të ulej në tokë. Nuk ka pasur përplasje”, thotë ai.

Ulet një avion në zonën mes Laçit dhe Krujës, policia: Nuk ka drogë (Video)
Lexo po ashtu Ulet një avion në zonën mes Laçit dhe Krujës, policia: Nuk ka drogë (Video)

Dyshimet e gazetarit shtohen kur thotë se me tu ulur, piloti nuk ka njoftuar njeri.

“Nga Ishmi në Rinas nuk është larg, mund të ulej në Rinas. Fakti që se ka bërë do të thotë se nuk ka dashur të lërë gjurmë që ka hyrë në hapësirën shqiptare”.

Sipas Hoxhes, Krimet e Rënda po hetojnë në disa pista “Organi i hetimit ka filluar të hetojë hyrje-daljet e pilotit në TIMS, apo persona të tjerë që e kanë shoqëruar në Shqipëri, po hetohen bisedat telefonike, si dhe viber apo whats up, në mënyrë për të kuptuar nëse e ka përgatitur më parë udhëtimin dhe sot ka ardhur për ta finalizuar. Po hetohet në zonat përreth për të parë nëse ka pasur në mjete të dyshimta që lëvizin”.

Gazetari nuk përjashton as mundësinë që piloti të jetë kontaktuar nga një grup kriminal, duke u nisur edhe nga fakti që kompania të cilës i përkët është e specializuar për udhëtime turistike.

“Ky lloj trafiku bëhet kur grupet kriminale kanë të ardhura të mëdha, të organizuara shumë mirë dhe të strukturuara. Këta lloj avionësh po tu krijohet mundësia mund të ulen në rrugë, në çfarëdolloj sipërfaqe apo hapësire të territorit”, tha ai. /News 24/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori