LAJMI I FUNDIT:

Gazetari Seferi: Çdo ditë të paktën dy persona nga Kosova më telefonojnë për ndihmë shëndetësore në Beograd

Gazetari Seferi: Çdo ditë të paktën dy persona nga Kosova më telefonojnë për ndihmë shëndetësore në Beograd

Gazetari nga Kosova që punon në Beograd, Idro Seferi ka thënë se çdo ditë të paktën dy persona nga Kosova i telefonojnë për ndihmë shëndetësore, lokacione, ilaçe, konfirmime dhe kërkesa për spitale në Beograd.

Seferi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk i vjen vështirë t’iu ndihmojë me aq sa mundet, por ai pyet se çfarë po ndodhë me sistemin shëndetësor në Kosovë?.


Lexoni të plotë postimin:

“Mire mëngjes Kosovë!

Çdo ditë të paktën dy njerëz më marrin në telefon nga Kosova për ndihmë shëndetësore, lokacione, ilaçe, konfirmime dhe kërkesa për spitale në Beograd. Shumë tash kishin me thënë ma përpara vdes se sa shkoj atje. Shumë do të ankoheshin pse me marr teste Kosova, e shumë nuk e dinë që shumë spitale të Kosovës çojnë analiza në Beograd. Mua s’më vjen vështirë me i ndihmu me aq sa mundem edhe nuk po e shkruaj këtë për ata që më kanë marrë javët e fundit as si ankesë se pse me pyesin njerëzit, as që janë bë të tepërt se njerëzit kanë halle dhe sa here që mundem me ua ofru këtë ndihmë e bëjë pa pagese. Veç shtrohet pyetja pse këta njerëz vinë çdo ditë në Beograd dhe çka po ndodh me sistemin shëndetësorë? A shërohen njerëzit me fjale politike apo nëpër kafe e statuse në Facebook? A është tu punu dikush diçka e veç po rrini?!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori