LAJMI I FUNDIT:

Gazetarëve të MPM u ndalohet të shpërndajnë qëndrime politike në internet

Gazetarëve të MPM u ndalohet të shpërndajnë qëndrime politike në internet

Burime të A1On kanë thënë se kjo do të fillojë të vlejë nga 1 shtatori, dhe me siguri është dedikuar për periudhën parazgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MPM në mediat të cilat i ka në pronësi u ka dhënë gazetarëve marrëveshje të reja pune në të cilët risi është ndalesa për shpërndarje të statuseve politike në internet, me qëllim që gazetarët të mos shprehin në publik simpati ndaj ndonjë partie politike, ka thënë burimi i njëjtë.


Sipas burimit të lartpërmendur në udhëzimet e reja theksohet se gazetarët nuk guxojnë të promovojnë media tjera në internet, nuk guxojnë të kapin anë politike, të mos punojnë në kohë të lirë për punëdhënës tjerë përpos me leje me shkrim nga kompania./Telegrafi/