LAJMI I FUNDIT:

Gazeta italiane zbardh kostot e marrëveshjes: 300 milionë euro për refugjatët në Shqipëri

Gazeta italiane zbardh kostot e marrëveshjes: 300 milionë euro për refugjatët në Shqipëri

300 milionë euro do t’i kushtojë shtetit italian strehimi i refugjatëve nga lindja e mesme në Shqipëri, konkretisht në Shëngjin dhe në fshatin Gjadër të Lezhës.

Detajet teknike janë zbardhur nga gazeta italiane “L’esspreso” për funksionimin e kampit dhe kostot për të mbuluar çdo shërbim të mundshëm, nga uji i pijshëm, energjia elektrike, kanalizimet e deri tek infrastruktura e në perimetrin e kampit.


Sipas dokumentit, e terë zona ku do të ngrihet kampi i refugjatëve nuk është e pajisur me kanalizim publik dhe është e nevojshme të ndërtohet një rezervuar me kapacitet të përshtatshëm ose të ndërtohet një impiant për pastrimin e tyre.

Uji i pijshëm është parashikuar të merret nga një depo me pompo, por nëse nuk është mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë qendrën mendohet edhe ndërtimi i rezervuarëve për të siguruar sasinë e nevojshme të ujit në kamp.

Protokolli nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria ka një vlerë prej 230 milionë eurosh, ndërsa 75 milionë të tjera parashikohet të paguhen për eksportin dhe lidhjen e sistemit gjyqësor italian me Shqipërinë, duke e kaluar vlerën e 300 milionë eurove.

Shifër kjo, që sipas gazetës “L’esspreso” është të paktën 5 herë më e lartë se kosotot që Italia ka paguar për administrimin e fluksit të emigrantëve në territorin e saj.

Për trajtimin e emigrantëve në qendrat e përhershme në Itali janë paguar 52 milionë euro për katër vjet, ndërsa transformimi i Shëngjinit dhe veçanërisht Gjadrit do t’i kushtojë shtetit fqinj disa fish me shumë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori