LAJMI I FUNDIT:

Gazeta gjermane Bild: Shqipëria rrezik për Ballkanin, po degradon në një republikë të mafias

Gazeta gjermane Bild: Shqipëria rrezik për Ballkanin, po degradon në një republikë të mafias

Bild Zeitung boton një artikull, ku bën fjalë për manipulim zgjedhjesh më 2017 në Shqipëri​ duke i bashkangjitur edhe protokolle nga përgjime telefonatash. Ndërsa Neue Zürcher Zeitung i kushton një analizë procesit të afrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Bild Zeitung shkruan se Shqipëria është një vend i bukur, por dhe një nga vendet më të prapambetura të Evropës. Për turistët një vend i virgjër dhe me çmime të favorshme që ia vlen të vizitohet. Por ky vend rrezikon të zhytet në kaos: Ndërkohë konsiderohet si një republikë e drogës, si Kolumbia e Evropës. Dhe Shqipëria riskon të bëhet një rrezik për Ballkanin e paqëndrueshëm. Një nga arsyet është, se ajo po degradon në një republikë të mafies, ku klanet kriminale dominojnë politikën dhe jetën publike. Korrupsioni është normal. Po ashtu si edhe blerja e votave në zgjedhje.


Prej muajsh ka demonstrata masive. Opozita akuzon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama, se i ka manipuluar me ndihmën e mafies zgjedhjet parlamentare më 2017, duke blerë vota dhe duke i vënë nën presion përkrahësit e opozitës e madje edhe duke i penguar ata të votojnë. Gazeta Bild artikullit i ka bashkangjitur edhe botimin e segmenteve të reja nga protokollet e përgjimeve të hetuesve shqiptarë, përmes të cilave kuptohet, të ketë pasur një plan sistematik të partisë socialiste në pushtet për manipulimin e zgjedhjeve më 2017.

Përgjimet e reja të 'Bild', publikohet telefonata e Kryeministrit Rama me zyrtarin e lartë të MPB-së
Lexo po ashtu Përgjimet e reja të 'Bild', publikohet telefonata e Kryeministrit Rama me zyrtarin e lartë të MPB-së

Manipulimi i zgjedhjeve, blerja e votave, intidimidimi i zgjedhësve të opozitës, shkruan Bild Zeitung, duke publikuar edhe regjistrimet audio të bisedave telefonike mes zyrtarëve dhe përfaqësuesve lokalë në rrethe si dhe një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarit të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi.

Modeli i deri tanishëm i BE-së për zgjerimin has në Ballkan në limitet e veta, nënë këtë titull Neue Zürcher Zeitung, analizon situatën sa i përket mundësisë së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa vende të BE-së janë kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më kot kryesia e BE-së përpiqet të gjejë një konsensus për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

Përgjimet e 'Bild', reagon Kryeministri Rama
Lexo po ashtu Përgjimet e 'Bild', reagon Kryeministri Rama

Modeli i shkëmbimit “reforma kundrejt integrimit” është bllokuar, shkruan Neue Zürcher Zeitung.

“Që në shumë vende anëtare ka rënë fryma për zgjerimin, këtë e tregoi edhe fakti, se Komisioni raportin vjetor e publikoi pas zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së, për të mos u dhënë me rekomandimin e vet për hapjen e negociatave argumente partive populiste të djathta në Evropën Perëndimore. Ndërkohë që disa vende në Evropën Lindore e mbështesin anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Ndër to edhe Polonia nga ndërmarrë një nismë në favor të integrimit të këtyre dy vendeve… Deri tani po avancojnë në mënyrë të çalë negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi. Se sa delikat është procesi këtë e tregon edhe nisma holandeze, që i kërkon Brukselit të rishikojë pas 10 vjetësh liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Haga ankohet për rrjetet kriminale dhe imigracionin ilegal nga ky vend”, shkruan Neue Zürcher Zeitung.

Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale
Lexo po ashtu Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale

“Që modeli i deritanishëm i zgjerimit të BE-së ka hasur në limitet e veta, këtë e ka bërë të qartë në mënyrë indirekte edhe vet e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini. Ajo tërhoqi vëmendjen duke publikuar raportin e progresit, se duhet të vlerësohen arritjet e këtyre vendeve. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë dëmtohet kredibiliteti i BE-së në rajon e më gjerë. Mos pranimi i ‘arritjeve historike’ si kompromisi i emrit të Maqedonisë minon stabilitetin dhe pengon reformat e mëtejshme. Por edhe pse Mogherini përbetohet për këtë linjë, fakt është që procesi i shkëmbimit, sipas të cilit vendet kandidate të ofrojnë reforma dhe qëndrim konform gjeopolitik në këmbim të hapave të integrimit me BE-në, prej kohësh nuk po funksionon”, vijon artikulli i Neue Zürcher Zeitung. /Deutsche Welle/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori