LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet e reja të ‘Bild’, publikohet telefonata e Kryeministrit Rama me zyrtarin e lartë të MPB-së

Përgjimet e reja të ‘Bild’, publikohet telefonata e Kryeministrit Rama me zyrtarin e lartë të MPB-së

E përditshmja gjermane Bild ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas Bild është zyrtar në Ministrinë Punëve e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

Biseda Rama – Keshi


Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Keshi: Po, deshin të më kapin mu… më pritshin te hoteli ku fleja.

Rama: Çarë deshën me ty?

Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionarët kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: OK, mirë vëllai.

Bild publikon përgjimet e trafikantëve me kryebashkiakun e Durrësit
Lexo po ashtu Bild publikon përgjimet e trafikantëve me kryebashkiakun e Durrësit

Sipas Bild, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”. /A2news/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori