LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri e quan lojë të rrezikshme transformimin e FSK-së, pa u koordinuar me SHBA dhe NATO-n

Gaxherri e quan lojë të rrezikshme transformimin e FSK-së, pa u koordinuar me SHBA dhe NATO-n

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka thënë se nuk ka nevojë të përdoret preteksti i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për ta dërguar vendin në zgjedhje.

Ajo në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se nëse dikush po e përdor temën e ushtrisë për ta çuar vendin në zgjedhje, është një gabim i madh, sepse, sipas saj, kjo mund të ndodhë me marrëveshje të partnerëve të koalicionit.


“Mënyra e Thaçit për transformimin e FSK, është e ngutshmme dhe e pakuptueshme. Secili politikan duhet ta ketë parasysh që ushtria jonë duhet të jetë pjesë e NATO-s, sepse kapacitet janë të tilla, që ne nuk mund të kemi ushtri as për mbrojtje dhe as për sulm. Nuk na konvenon me pasë një ushtri që nuk ka koordinim me SHBA dhe NATO”, ka theksuar Gaxherri.

Sipas saj, “është e paimagjinueshme dhe një lojë e rrezikshme që të pretendohet me pasë ushtri, pa koordinim me NATO-n dhe dhe SHBA-të”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori