LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri dhe Pacolli përplasen në Kuvend – për maskat

Gaxherri dhe Pacolli përplasen në Kuvend – për maskat

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Besa Gaxherri dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Fitore Pacolli janë përplasur në Kuvendin e Kosovës për një propozim për blerjen e maskave në vlerë prej tre milionë euro, për mbrotjen ndaj COVID-19.

Gaxherri tha se në vend që të bëhet blerja e tyre, më mirë të punësohen 300 mjek.


Ajo dha një ide se si mundet secili qytetarë të qep maska vet në shtëpi, në mënyrë që të kursehet buxheti i shtetit.

”Njëri nga deputetët ka propozuar që tre milionë euro me ble maska. Në këtë kohë të vështirë pandemie, ne mund të qepim maska në shpi. Me këto tre milionë ne mund të punësojmë 300 punëtorë shëndetësorë. Maskat secila grua dhe burrë t’i qepim dhe t’i përdorim”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, menjëherë ka reaguar deputetja Pacolli e cila e pyeti Gaxherrin se ku e ka marrë maskën të cilën e ka vendosur sot, përcjell Telegrafi.

“Ku e ke marr maskën që e ke vendos sot? E ke marr tek Kuvendi i Kosovës që ka ofruar maska pa pagesë, e po ke të drejtë që ta ngresh zërin”, i tha ajo.

Ndërsa, Gaxherri iu kundërpërgjigj duke i thënë që ajo i ka disa maska, prej të cilave ka edhe të tilla që i ka qepur vet.

“I kam nga dy tri maska shumë përdorimshe në shtëpi. Pusho dhe mësohu të mësosh gjërat elementare siç është replika. Kosova është në një gjendje të rëndë ekonomike. Kur Gjermania ka qenë në krizë të rëndë ekonomike sa vite kanë ngrënë vetëm patate, e ne nuk mund të qepim një maskë. A është më urgjente me iu dhënë një tender  një prodhuesi vendor, a më e rëndësishme të punësojmë 300 mjekë”, ka thënë Gaxherri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori