LAJMI I FUNDIT:

Gati për gjeneratën e re, aplikimet në TC Meister kanë filluar

Gati për gjeneratën e re, aplikimet në TC Meister kanë filluar

Kjo është një super mundësi që të certifikoheni si një profesionist i vërtetë, TC Meister ka për model sistemin dual, sistem i dëshmuar gjerman i edukimit. Sot, veç është duke u bërë gati gjenerata e dytë e të certifikuarve, ndërsa TC Meister është duke pritur dhe përzgjedhur kandidatët e radhës për profesionet e shumëkërkuara si:

-Teknik i mekatronikës (Ashensorë/Shkallë lëvizëse)
-Instalues elektrik
-Teknik i Sanitaris (Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit & Instalues i ngrohjes qendrore dhe aklimatizimit)

Le të flasim për të certifikuarit në drejtimin e – Teknik i Mekatronikës

Sot, të gjitha objektet reprezentative kanë ashensorë të modeleve më të reja që sigurojnë bartje dhe lëvizje të sigurt të njerëzve. Natyrisht, nuk mund të imagjinohet një objekte administrative, banim privat apo objekt afarist (Qendër Tregtare) pa ashensorë, këto të fundit, thuajse të gjitha kanë shkallë lëvizëse. Për këtë shërbim kërkohet një punë e madhe dhe mirëmbajtje e specializuar e cila mësohet në TC Meister.

Hymeri Klemman është një nga markat që sot është lider në vend sa u përket ashensorëve apo shkallëve lëvizëse. Të njëjtit, bazuar edhe në planet e zhvillimit dhe projekteve në të cilat janë të përfshira qysh tani mund të ofrojnë kontratë pune për Teknik të Mekatronikës, e që TC Meister është vendi i duhur për tu certifikuar në këtë drejtim.

Të ndjekim një video ku flasin të certifikuarit në TC Meister, që tashmë po pret gjeneratën e re.

Të ndjekim Bardh Hoti që flet për bashkëpunimin mes TC Meister dhe Hymmeri Klemman

Përparësitë e të qenurit pjesë e TC Meister

Duke u bërë pjesë e qendrës së trajnimeve TC Meister studentët mes tjerash:

• Njihen me aktivitetet e zanateve në fusha të ndryshme në nivel të ndërmarrjes;
• Fitojnë njohuri mbi strukturën, organizimin, menaxhimin dhe funksionimin e hosting-it në kompanitë përkatëse, duke marrë parasysh aspektet e kontrollit të cilësisë, ekonomisë, ekologjisë dhe pranimit të punës nga konsumatori;
• Mësojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shërbimeve dhe prodhimin e mallrave, komponentëve dhe sistemet në fushën përkatëse të zanateve;
• Mësojnë të punojnë në grup, në hierarki, aspektet sociale dhe sigurinë në punë;
• Fitojnë njohuri prej mjeshtërve brenda një kompanie, për sjelljen sociale dhe komunikimin e duhur brenda hierarkisë së një ndërmarrje, dhe krijojnë njohuri konkrete për aktivitetet specifike të karrierës.

Qendra e Trajnimit Meister është e pajisur me pajisjet më të avancuara dhe laboratorë nga qendrat gjermane dhe austriake të aftësimit dual dhe e bazuar në punën dhe modelet e qendrave të trajnimit si: Christiani, Phoenix Contact, Bosch Rexroth AG. Drive & amp; Akademia e Kontrollit dhe Das Berufsförderungsinstitut (BFI) Austri.

Te dhënat për aplikim:
+383 44 75 75 75
+383 49 75 75 75

email: info@meister-tc.com
FB: Meistertc

Artikull i sponsoruar