LAJMI I FUNDIT:

Gastronomët nisin mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e aktiviteteve

Gastronomët nisin mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e aktiviteteve
Klientët duke u shërbyer në hapësirat jashtë lokaleve | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Shoqata e Gastronomëve edhe njëherë ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e aktiviteteve gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit, nga nesër do të fillohet mbledhja e 10 mijë nënshkrime për ndryshimin e këtij vendimi.


“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës që nga nesër [e mërkurë] do të fillojmë me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për ndryshimin e vendimeve, prandaj kërkojmë që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh disa nga kërkesat tona urgjente”, thuhet në reagimin e gastronomëve.

Nëse kërkesat e tyre nuk miratohet, ata thonë se do të shfrytëzojnë gjitha të drejtat ligjore për të hequr këto kufizime.