Sektori i Gastronomisë po kërkon mbulimin e pagave për punëtorët dhe qirave, së paku 40 për qind.
Të njëjtit po kërkojnë ndihmë reale për bizneset, dhe zgjatjen e orarit të punës së kafiterive, meqë siç thonë ata, janë duke humbur shumë.
Kërkesa kanë edhe odat, ku sipas tyre shpërndarja e mjeteve nga pako e rimëkëmbjes ekonomike duhet të bëhet për veprimtaritë që gjatë kësaj kohe kanë qenë më të prekura.
Në seancën e djeshme, ka marrë fund ‘saga’ e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Atë e votuan 72 deputetë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk morri pjesë fare në votim. Projektligji, përveç disa ndihmesave që parasheh për bizneset, përfshinë edhe mundësinë për tërheqje të 10 për qind të trustit pensional.
Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, thotë se tashmë kanë bërë një hulumtim për humbjet e vendeve të punës në këtë sektor. Përsërit edhe një herë se ky sektor është prekur shumë nga pandemia.
Ai përsërit se sektori i gastronomisë është prek shumë nga pandemia.
“Kërkesa është financimi i pagave, me u ndajt prej pagave për punëtorë. Financimi për qiratë, gjysma, eventualisht 40 për qind. Dhe përgjithësi qarkullimi i vitit të kaluar, me u bo qaj krahasim me ardhur diku deri në 75 për qind të qarkullimit të vitit të kaluar me u kalkulu në këtë vit, në mënyrë që me qenë ndihma reale për bizneset”, thotë Zuka.
Zuka thekson edhe kërkesën për zgjatjen e orarit të punës, meqë sipas tij, janë duke u dëmtuar shumë.
“Kjo ndalesë e punës në minus të qarkullimit, në humbje në përgjithësi të bizneseve. Një nga kërkesat që ke edhe në takim me kryeministrin, ishte edhe përcaktimi i orarit, ose zgjatja e orarit. Sa do që është e mundur, se ne po e dimë edhe gjendjen qysh është edhe në spitale, dhe si është gjendja e COVID-it, por sido që të jetë ne me shtimin e masave edhe mirëmbajtjes së masave, të njëjtën kohë kemi kërkuar edhe zgjatjen e orarit. Tash është mbet edhe me vendos kryeministri edhe me komision edhe me IKShP në mënyrë që së paku po shpresojmë që ka me ndodhë edhe zgjatja e orarit”, shton ai.
E kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva thotë se duhet që sa më shpejt të fillojë implementimi i këtij ligji, në mënyrë që të lehtësohet gjendja e rëndë, e cila e ka kapluar vendin dhe shumë biznese.
“Kërkojmë që shpërndarja të jetë tek ato veprimtari qe kane qenë më të atakuara e jo tek ato që kanë punuar pothuajse gjatë gjithë kohës ose se paku nuk kanë pas kufizime. Besojmë qe me këtë ligj nuk do te ndikojnë sado ne përmirësimin e gjendjes, por ne si OHTK kërkojmë që të gjenden format qe qeveria te nëpërmjet kredive apo huazimeve kreditore të rrit këtë pako të rimëkëmbjes ekonomike”, ka thënë ai në një përgjigje elektronike.
Veç tjerash, Sogojeva thotë se ekzekutivi duhet të ndikojë në bankat, që interesin e kredive përveç ndalimit në kohë pandemie, kur të fillohet me ndalesa, mos të kërkohet që ndalesat të paguhen prej fillimit të pandemisë.
Kjo odë para disa ditëve kishte përmendur edhe protestat në rast se nuk miratohet ky projektligj, ndërkohë që ka paralajmëruar padi për qeverinë Hoti e Kurti. Kjo për shkak se sipas tyre, kanë marrë masa të cilat kanë qenë antikushtetuese.
Projektligji në fjalë kishte gjithsej 18 amendamente, katër nga Partia Demokratike e Kosovës.
Këto të fundit, parashikojnë që personave që tërheqin 10% nga Trusti Pensional, e të cilët kanë më pak se 10 mijë euro në këtë fond, shteti do t’ua rimbursojë shumën e tërhequr.KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert