LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Të gravohen emrat e deputetëve që votuan kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Gashi: Të gravohen emrat e deputetëve që votuan kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Publicisti Shkëlzën Gashi, duke kujtuar deputetët që kishin votuar kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës, ka kërkuar që të gravohen emrat e këtyre personave.

Ai në profilin e tij në Facebook, së bashku me një foto të Kuvendit të asaj kohe, ka informuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se më 23 mars 2018 është 30 vjetori i asaj ngjarjeje kur Kosovës iu mor autonomia.


Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Gashit:

“Siç e dini, kjo fotografi është nga mbledhja e Kuvendit të Kosovës më 23 mars 1989, në të cilën u votua për heqjen e autonomisë së Kosovës, të vitit 1974. Në këtë mbledhje, ndonëse të kërcënuar e të rrethuar nga tanket serbe, 11 deputetë votuan kundër.

Lutje:

Duke pasur parasysh që këta 11 deputetë rrezikuan shumë për ta mbrojtur interesin e Kosovës, ju lus që të ndërmerrni diçka për nderimin e tyre, ndonëse shumica e tyre nuk janë më në mesin tonë. Duke i nderuar këta deputetë, mes tjerash, u çojmë mesazh deputetëve të tashëm e të ardhshëm se ‘…kur e mbron interesin e Kosovës, Kosova të nderon.

Sugjerim

Më 23 mars 2018 është përvjetori i heqjes së autonomisë së Kosovës, andaj do të ishte mirë që, të paktën, emrat e këtyre 11 deputetëve t’i gravoni në ndonjërin prej mureve të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori