LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Sot u shuan operatorët ilegalë në veri

Gashi: Sot u shuan operatorët ilegalë në veri

Në përputhje me afatin e dhënë nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), sot është ndërprerë sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobile në Republikën e Kosovës që nga pas-lufta, Telenor dhe VIP.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, kryetari i ARKEP, Kreshik Gashi.


Ai përmes Facebook-ut ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditës së nesërme ARKEP do të verifikojë ndërprerjet e sinjaleve për këta dy operatorë, përmes matjeve profesionale.

“Në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, sot u ndërpre sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobile në Republikën e Kosovës që nga pas-lufta, Telenor dhe VIP. Isha në pjesën Veriore të Vendit ta konfirmuar këtë të arritur. Nesër priten të bëhen edhe matje tjera profesionale nga stafi i ARKEP”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/