Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, ku u diskutua rreth zgjidhjes së qartë të statusit të zjarrfikësve.
Me këtë rast ministri vlerësoi të drejtën e zjarrfikësve për të protestuar në mënyrë paqësore në kërkimin e të drejtave të tyre me mjete demokratike, ndërkohë që i njoftoi për angazhimet e fundit sa i përket zgjidhjes së statusit të tyre.
Ministri Gashi theksoi se është duke bërë përpjekje maksimale që brenda këtij viti të gjejë një zgjidhje sa i përket statusit të zjarrfikësve.
Ai tha se tashmë janë në fazën e fundit të gjetjes së një zgjidhje optimale për zjarrfikësit, në mënyrë që krahas cilësisë së reagimit që kanë këta trupa, të kenë edhe statusin e tyre të pranueshëm.
Po ashtu ministri Gashi vlerësoi profesionalizmin e zjarrfikësve në Kosovë që përkundër kushteve me të cilat veprojnë zjarrfikësit, të gjitha rastet e paraqitura tek këto njësi i janë përgjigjur me profesionalizëm /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë