LAJMI I FUNDIT:

Gashi: OBRM-PDUKM dhe BDI po përgatisin skenarë në lidhje me mandatin (Video)

Gashi: OBRM-PDUKM dhe BDI po përgatisin skenarë në lidhje me mandatin (Video)

Afrim Gashi nga Lëvizja Besa, në një intervistë për 24Vesti deklaroi se OBRM-PDUKM dhe BDI po përgatisin një skenarë të ri. Sipas Gashit, këto parti mendojnë që mandatin t’ia japin një funksionari tjetër nga OBRM-PDUKM, që ai të tentojë të formojë shumicë parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gashi tha se në se kjo bëhet ai do të jetë një Emil Dimitriev i dytë, pra sipas Gashit gjithë punë do t’i udhëheq Gruevski ndërsa ai funksionarë vetëm do të figurojë si emër.


Afrim Gashi gjithashtu tha se Lëvizja Besa nuk do të mbështes një Qeveri të cilën do ta udhëhiqnin persona nga OBRM-PDUKM. Ndërsa nga Lëvizja Besa janë shprehur kundër zgjedhjeve të reja, edhe pse thonë se kjo do tu konvenonte atyre si parti./Telegrafi/