LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Mbyllja e institucioneve mikrofinanciare nga BQK-ja sjell pasoja për Kosovën

Gashi: Mbyllja e institucioneve mikrofinanciare nga BQK-ja sjell pasoja për Kosovën

Analisti ekonomik Naim Gashi ka thënë se vendimi i BQK-së për të mbyllur institucionet mikrofinanciare do të ketë pasoja për Kosovën.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se BQK-ja nuk ka pasur transparencë sa duhet kur ka mbyllur institucionet mikrofinanciare.


Ai ka thënë se edhe në vendet e zhvilluar perëndimore tërheqja e parave “cash” ngarkon kamata dyshifrore, përcjell Telegrafi.

“Në vendet e botës perëndimore nëse blenë shtëpi e veturë kamatat janë dy, tre apo katër për qind, por nëse merr para “cash” kamatat janë dyshifrore. Ngjashëm janë edhe në Kosovë e rajon”.

Gashi thotë se vendimi për mbylljen e institucioneve mikrofinanciare ka ndikime shumë negative për Kosovën.

“Institucionet e mbyllura mikrofinanciare vijnë nga vendet baltike që janë ndër vendet më mike të Kosovës, janë vende anëtare të BE-së dhe kanë fuqi vendimmarrëse në BE. Pjesa më e madhe e administratës që kemi sot janë trajnuar në vendet baltike”.

Analisti thotë se dëmi i dytë ndaj Kosovës ka të bëj me dëmin ekobomik.

Avokati i Monego-s: Vendimi i BQK-së për revokimin e licencës, pa mbështetje ligjore e as logjike
Lexo po ashtu Avokati i Monego-s: Vendimi i BQK-së për revokimin e licencës, pa mbështetje ligjore e as logjike

“Nëse ky institucion mikrofinanciar fiton në arbitrazh, koston do ta paguajmë ne qytetarët e Kosovës e jo BQK. Ne do të paguajmë faturat e një vendimi të marrë nga BQK”.

“…Konsekuenca e tretë është ekonomike. Çfarë sinjali ne dërgojmë te investitorët potencial të jashtë kur ne mbyllim biznese”, tha ndër të tjera Naim Gashi./Telegrafi/